Kërkesa e Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës u refuzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të hënën.

Media e madhe greke, Ekathimerini ka reaguar, duke theksuar se Beleri u arrestua në maj me akuza për mashtrim në votim, pak para se të fitonte zgjedhjet komunale në rajonin e Himarës në jug të Shqipërisë me shumicë etnike greke. Ai aktualisht ndodhet në paraburgim.

Gjykata vendosi se nuk do t’i jepte leje kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës dhe i njohu vetëm të drejtën e ankimimit brenda 15 ditëve.