Gjermania ende po mban të mbyllur kufijtë me vendet e treta, ku përfshihen edhe Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina.

Megjithatë ky vend lejon hyrjen e një pjese të qytetarëve të këtyre vendeve.
Qeveria gjermane ka vendosur që nga 1 korrikut që të lejohet futja në Gjermani e shumë kategorive të njerëzve që kanë një arsye për të udhëtuar.

Bëhet fjalë për 12 kategori, të cilat janë:

Personat që kanë nënshtetësi gjermane dhe leje qëndrimi

Personat e shëndetësisë, studjuesit shëndetësor

Punonjësit dhe sipërmarrësit me kualifikime të larta për të cilët ka nevojë ekonomia gjermane

Personat që merren me transportin e mallrave (shoferët e kamionëve, autobusëve, etj)

Punëtorët sezonal

Marinarët dhe lundruesit e anijeve të ndryshme

Studentët e huaj dhe studjuesit

Personat që vijnë për bashkim familjar dhe raste tjera të veçanta familjare

Personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare humanitare, refugjatët azilkërkuesit

Diplomatët, ndihmësit humanitarë, atashetë ushtarake

Pasagjerët transit që udhëtojnë për në vende tjera

Të gjithë shtetasit e këtyre vendeve të Ballkanit pasi që të mbërrijnë në Gjermani duhet të futen në karantinë dyjavor, por nëse kanë test negative, kjo masë nuk vlen. Ata që kanë simptome duhet të shkojnë dhe të kërkojnë ndihmën e mjekut.

Por shumëkush nuk mund të respektojë këto masa, sepse mund të hyjë nëpër kufijtë e ndryshëm ku nuk ka kontrolle. Megjithatë dihet se gjobat janë shumë të larta dhe pasoja tjera. Karantimi nuk është i obliguar për personat që kanë test negativ për Kovid19.

Lista e rekomandimeve të BE-së hartohet në bazë të të dhënave të të dy javëve të fundit. Këto rekomandime vlejnë për të gjithë vendet anëtare, përfshirë edhe Gjermaninë.

Por vendet anëtare, pavarësisht këtyre rekomandimeve, sjellin vendime të pavarura. Kjo është me rastin e Gjermanisë, e cila nuk lejon hyrjen e shtetasve të Serbisë, edhe pse BE më parë ka rekomanduar hyrjen e tyre.

BE ka vlerësuar se lejohet hapja e kufijve për vendet që kanë deri në 20 të infektuar në 100 mijë banorë. Këto shifra i kishte raportuar Serbia, por në Bruksel ka pasur dyshime se Serbia ka manipuluar të dhënat, për shkak të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Këto të dhëna janë shpjeguar detajisht nga redaktori i Dojçe Vele, Bahri Cani./DW/