Qeveria gjermane vendosi sot heqjen, duke nisur nga 15 qershori, të paralajmërimeve të saj për udhëtimet turistike në Evropë, dekretuar në muajin mars për shkak të pandemisë së koronavirusit, theksoi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

“Këshilli i Ministrave ka vendosur të mos zgjasë më tej paralajmërimet për udhëtimet me destinacion Bashkimin Evropian dhe vendet e asociuara, por t’i zëvendësojë ato me rekomandime për udhëtarët nga vendi në vend”, deklaroi Heiko Maas në një konferencë shtypi.