Diçka që duhet të dini për një femër të fortë e të pavarur është se ajo gjithmonë e mban mend vlerën e saj.

Ajo është lloji i femrës që asnjëherë nuk merr më pak se ç’meriton andaj, kur futet në lidhje dashurie me dikë, nuk është se pranon lloj-lloj kompromise.

Femrat e forta e të pavarura kanë standarde të larta sepse e dinë që e meritojnë të trajtohen mirë.

Duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim disa gjëra të cilat një femër e pavarur gjithmonë do t’i kërkojë nga në lidhje.

1: Një femër e pavarur gjithmonë kërkon mirësjellje në lidhje. Ajo asnjëherë nuk qëndron në lidhje me një mashkull që nuk sillet mirë dhe është arrogant. Ajo dëshiron të ketë lidhje me një mashkull i cili din ta prezantojë veten si xhentëlmen i vërtetë.

2: Një femër e fortë gjithmonë do të kërkojë respekt të plotë nga mashkulli i saj. Asnjëherë nuk do ta lejojë të dashurin të sillet keq me të apo të mos e respektoj.

3: Një femër e fortë dhe e pavarur asnjëherë nuk qëndron në një lidhje me një mashkull të pasinqertë.

4: Femrat e tilla duan një mashkull me sens të mirë të humorit.