Në Manastir ende ka predha të pashpërthyera që datojnë nga Lufta e Parë Botërore. Këto ditë është regjistruar rasti i dytë ku një person duke punuar në oborrin e tij ka zbuluar një predhë me çka menjëherë ka lajmëruar policinë.

“Më 01.03.2020 në SPB Manastir, S.P. ka paraqitur se gjatë kryerjes së punimeve në shtëpinë e tij në rrugën “Ilindenska” në Manastir ka gjetur një predhë të pashpërthyer. Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është konstatuar se bëhet fjalë për predhë që daton nga Lufta e Parë Botërore. Predha është larguar nga vendi ngjarjes”, thonë nga MPB.