Një person i mbytur është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e liqenit të Ohrit, pranë shkëmbinjve mes plazheve “Gorica 2” dhe “Gorica 3”.

Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për një aksident me pasoja tragjike. Peshkatari nga Ohri ka rrëshqitur nga shkëmbi nga i cili po peshkonte.

Rastin për AIM e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski, duke treguar se ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë kontroll.

Trupi i të mbyturit është vënë re nga kalimtarët dhe është denoncuar në polici.