Kjo recetë është shumë e shijshme dhe me disa përbërës bëhet e veçantë. Provojeni dhe do ju pëlqejë pafund.

Përbërësit: mish viçi, 4- 5 patate të mëdha, 4 karota të mëdha, 2 speca të kuq, 1 spec jeshil, 1 qepë e vogël, kripë, piper, vaj ulliri, dafinë, kurkumë dhe
majdanoz.

Përgatitja: Mishin me kocka e ziejmë bashkë me erëza (dafinë, degë trumze , 1 qepë me gjithë gjethe, karrot, presh) derisa është bërë gati dhe kockat kanë lëshuar lëngun e tyre. Lëngun e kullojmë dhe mishin nga kockat. Në tenxheren ku do gatuajmë, shtojmë vaj ulliri, qepën e prerë imët dhe në zjarr të ulet e lejmë të zbutet mirë. Më pas shtojmë specat e prera rrathë shumë trashë, karotat të prerë trashë, patatet 4 pjesë ose 2 pjesë. Pasi skuqen të gjitha bashkë, shtojmë dafinë, kripë, piper, mishin kurkumë dhe shumë pak uthull. I lejmë në zjarr derisa perimet të jenë gati. Ju bëftë mirë!