Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, do të paraqesë sot një Raport me rastin e një vjetorit të mandatit të tij. Në këtë ditë vitin e kaluar u konstituua përbërja e re parlamentare – e 11-ta me radhë që nga fillimi i pluralizmit në vend.
76 deputetë votuan për zgjedhjen e Gashit si Kryetar i Dhomës Legjislative, ndërsa gjashtë votuan “kundër”.
Pas zgjedhjeve dhe dhënies së deklaratës solemne, Gashi iu drejtua foltores së parlamentit, duke falënderuar fillimisht qytetarët për besimin e tyre në zgjedhjet parlamentare, e më pas deputetët për mbështetjen e tyre në udhëheqjen e legjislaturës.
Pas më shumë se tre dekadash demokraci, tha Gashi, Kuvendi është vendi i duhur ku duhet të demonstrojmë në veprim se i respektojmë mendimet e ndryshme.
Gashi mori postin nga paraardhësi i tij Jovan Mitreski nga radhët e LSDM-së.
Comments are closed for this post.