Gazetari italian i cili publikoi pamje nga rasti “Haraçi”, Laris Gaiser, tha se do të ketë ndryshime të forta në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, por nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë, nëse do të bie kjo qeveri ose jo.

Në një intervistë për radio italiane, Gaiser tha se do të vazhdojë edhe më tej me publikimin e informacioneve për rastin “Haraçi”, në të cilin dyshohet se është e përfshirë edhe prokurorja speciale Katica Janeva,

“Ende jam duke mbledhur të dhënat për faktet determinuese që mund të dërgojnë në pjesën e fundit të mozaikut të nevojshëm për të provuar se si një sistem i tërë është nën kontroll politik. Për disa ditë do të kem nevojë të thellojë këto hetime para se gjithash të mbrojë sigurinë e personave që më ndihmojnë në Maqedoni”, tha Gaiser.

Ai u shpreh i bindur se karriera e Zoran Zaevit si kryeministër ka përfunduar.

“Mendoj se ditët e Zaevit janë të numëruara. Ai është pjesë e problemit. Nuk mund përfaqësohet Maqedonia nga pikëpamja internacionale me Zaevin në krye”, tha Gaiser.

Ai theksoi se Maqedonia ka problem me klasën politike e cila nuk di të sillet në skenën demokratike.