Mjekët rekomandojnë kujdes rreth kësaj sëmundje, edhepse fillimisht mund të manifestohet me një intensitet të lehtë, por në rast se lihet pasdore, mund të ketë implikacione të rënda.

Infektologu Ismaili bën thirrje për vetëdijësim tek qytetarët si dhe në konsultime me mjekët të merren masa adekuate për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Në rajonin e Tetovës në vitin 2018 nuk ka patur asnjë rast të paraqitur me këtë epidemi, ndërsa në Lagjen Radishani kohë më parë është shpallur epidemi e kësaj sëmundje.

Fruthi është shenjë e humbjes së imunitetit kolektiv si rezultat i rënies serioze të vaksinimit – kishte theksuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai ka njoftuar se në territorin e të gjithë vendit në punktet e vaksinimit do të bëhet kontrolli i kartonëve dhe në bazë të rezultateve do të zbatohet vaksinimi i fëmijëve nga mosha 1 deri 13 vjeçare.

Siç njoftohet në Shkup ka 15 mijë fëmijë deri në moshën 14 vjeçare që nuk janë të vaksinuar kundër fruthit. Vlerësimet janë se një fëmijë i sëmurë me fruthin mund të infektojë 20 fëmijë të pa vaksinuar.