Virusi vdekjeprurës, koronavirusi tashmë është bërë një shqetësim global.

Për shkak të përhapjes së shpejtë, në të gjithë botën po ndërmerren masa për të parandaluar infektimin.

E të njëjtin veprim po e bën edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora.

Ajo sot ka publikuar një foto ku shihet se ka marrë masat mbrojtëse ndaj koronavirusit duke dalë me maskë në qytet.