Lajm i keq për Juventusin. Fitorja ndaj Sampdorias i ka kushtuar në organikë skuadrës torineze, që duket se do të bëj gjatë pa shënuesin e golit të parë ndaj xhenovezëve, Paulo Dibala.

Argjentinasi la fushën i dëmtuar dhe nga ekzaminimet e para rezulton se ka pësuar tërheqje muskulare në kofshën e tij të majtë. Më pas, sulmuesi do i nënshtrohet testeve mjekësore pë rtë vlerësuar edhe shkallën e dëmtimit dhe për të hartuar një plan rikuperimi.

Mediat italiane konfirmojnë se mungesa e tij do jetë e sigurtë në takimin e mesjavës në Champions League përballë Çelsit, por i tremben faktin se ky dëmtim, i përsëritur nga ana e Dibala mund ta mbaj edhe më shumë jashtë fushave të blerta. Kjo do ishte një mungesë shumë e rëndë për Massimiliano Allegrin, që e kishte përfshirë argjentinasin në skemat e tij.