Efekti afatgjatë i taksës mjedisore mbi inflacionin është potencialisht më i fortë me 0.8 në 0.9 përqind, por provat empirike për rëndësinë e tij statistikore janë më të kufizuara.
Këtë e thotë “Finance Think” në vlerësimin e tyre për efektet e vendosjes së taksës ekologjike me të cilën shtrenjtohen derivatet e naftës për 3.5 denarë (4.13 me TVSH), me qëllim të ndihmohet tranzicioni i gjelbër, përkatësisht të destimulohet përdorimi i derivateve fosile dhe të inkurajohet përdorimi i energjisë së rinovueshme si dhe të gjinden mënyrat alternative për transport. Sipas tyre, vendosja e taksës ekologjike paraqet rritje të përhershme të çmimeve dhe mund të ketë efekt në çmimet dhe mallrat dhe shërbime ku input janë derivatet e naftës.
“Rekomandojmë që taksa ekologjike të vendoset në mënyrë graduale edhe atë: 1.5 denarë në korrik 2021, 1 denar në janar 2022 dhe 1 denar në korrik 2022. Me këtë, efekti në çmim, pa dallim se sa është i madh, do të jetë i ndarë”, thonë nga “Finance Think”.
Ata po ashtu rekomandojnë të krijohet edhe Fond për Tranzicion të Gjelbër që do të sigurojë që mjetet e mbledhura përmes taksës ekologjike do të përdoren për mbështetje të tranzicionit në Maqedoni.
“Në këtë kontekst, i rekomandojmë Qeverisë që të ndërmerr aksion me të cilin do ta demantojë përshtypjen se taksa ekologjike vendoset për të kompensuar të hyrat fiskale që do të humben për shkak të uljes së TVSH-*së te energjia elektrike. I rekomandojmë Qeverisë ta hapë çështjen për financim të tranzicionit të gjelbër për debat dhe konsultime, duke përfshirë edhe modelet alternative për financim”, theksojnë nga “Finance Think”.
Sipas tyre, rritja e çmimit të derivateve të naftës për 1%, mesatarisht, do të rezultojë me rritje të çmimit të përgjithshëm mes 0.02 dhe 0.005%. Ata shtojnë se vendosja e taksës ekologjike për mesatarisht 6.2% në litër, do të kontribuojë me 0.15 deri në 0.03 rritje të çmimit të përgjithshëm afatshkrutër.
“Një rritje për qind e çmimeve të karburantit, mesatarisht, rezulton në një rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve midis 0.14 dhe 0.16 për qind në planin afatgjatë. Prandaj, në planin afatgjatë, futja e taksës mjedisore do të kontribuojë me një shtesë shtesë prej 0.8 deri 0.9 për qind në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Rritja e çmimit të karburantit zakonisht rrit nivelin e përgjithshëm të çmimit (inflacionin) në një periudhë shumë të shkurtër, dmth në muajin e parë pas rritjes së çmimeve të karburantit. Prandaj, efekti i çmimit të taksës mjedisore do të ndodhte menjëherë, thuhet në njoftimin e “Finance Think”.
Comments are closed for this post.