Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se nga e hëna (2.10.2023), do të fillojnë punët ndërtimore dhe të instalimit në stacionin pagesor në Gllumovë. Gjatë realizimit të punëve ndërtimore, stacionin pagesor Gllumovë do të jetë në funksionim të pjesshëm dhe trafiku do të kryhet me një regjim të përkohshëm të miratuar nga MPB-së dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Në këtë drejtim, apelojmë për pjesëmarrje të përgjegjshme në trafik dhe respektim të regjimit të përkohshëm. Gjithashtu kërkojmë durim gjatë zgjatjes së punëve ndërtimore dhe rikonstruimit e cila është planifikuar të përfundoj në afat prej gjashtë muaj. Andaj, rikonstruimi realizohet nëpërmjet huamarrjes nga BERZH-së në vlerën 948.261,21 EUR.
Realizuesi i punëve është konsorciumi Aselsan Zhikol, ndërsa mbikëqyrës është Instituti i rrugëve SHPKNJP Veles. Ka fundi i muajit tetor, do të fillojë rikonstruimi edhe të stacionit pagesor në Zhelinë.
Comments are closed for this post.