Liderët e LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti mbërritën këtë pasdite në klubin e deputetëve ku do të zhvillojnë takim nga i cili pritet që të nënshkruhet marrëveshje përfundimtare për formimin e koalicionit qeveritar.
Zaev dhe Ahmeti shoqërohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi.
Siç njoftuan dje nga LSDM dhe BDI, është arritur marrëveshje serioze mes dy palëve në negociatat për formimin e qeverisë.
Comments are closed for this post.