Rafte të zbrazëta në shumë markete të Shkupit. Në rrjetet sociale vazhdimisht postohen foto të qytetarëve, që mbushin shportat me ushqim, miell, vaj dhe letër tualeti. Pas vizitës së ekipit të “Alsat” në disa dyqane, mund të vërehej frekuencë më e madhe e njerëzve në dyqane, por edhe rafte të mbushura. Disa qytetarë thonë se frika e izolimit për shkak të virusit korona po e bën të veten, por shumica e njerëzve blejnë sende ushqimore që i blejnë rregullisht.

“Ka një rrëmujë, por unë marr çdo muaj atë që marr rregullisht – 1 kilogram miell, 1 kilogram vaj, 1 kilogram sheqer. Kaq është nga pensioni”.

“Ata blejnë ushqim, çfarë tjetër, në mënyrë që të mos dalin më shpesh dhe të blejnë ushqim për të pasur sende ushqimore. Ne presim që të kalojë kjo, të mos bëhet më keq”.

“Vaji u shtrenjtua për 5 denarë, kosi nga 19 në 20 denarë, kështu që u shtrenjtuan edhe mallrat tjera”.

“Ekziston një tendencë, e shoh secili që shkon kanë qese të mbushura, tani paniku e bën të veten”.

Tregtarët thonë se frekuenca tek ata është e zakonshme, megjithëse shohin edhe më pak lëvizje sesa zakonisht në ditët e tregut.

“Këta njerëz nuk kanë frikë, vetëm iu mungojnë para. Virusi nuk është diçka, është gjithmonë i njëjtë, tregu është si zakonisht”.

“Nuk duhet bërë panik, duhet të mbroni veten, të hani më shumë ushqime të shëndetshme, vitamina, zarzavate dhe pastaj është në rregull”.

Mungesa më e madhe e produkteve në vend është vërejtur në barnatore, ku mungojnë maska mbrojtëse, detergjente dhe mjete dezinfektuese.