Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, mbrëmë për TV21 ka folur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme kuvendare, që janë caktuar për më 15 korrik.
Filipçe tha se votimi fillimisht do të bëhet nga personat e infektuar me COVID-19, ata që janë në izolim, ndërsa më pas ata me sëmundje kronike.
Ai shtoi se janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa protokolli për votim do të përfundohet në 2-3 ditët e ardhshme.
“Ne kemi një sasi të mjaftueshme të pajisjeve mbrojtëse për të gjithë mjekët, por edhe anëtarët e bordeve zgjedhore që duhet të kryejnë zgjedhjet. I kemi punuar protokollet. Komisioni për sëmundje infektive, me kërkesë të presidentit të vendit, përgatiti një protokoll si mund të mbahen zgjedhjet. Mund të them që ky protokoll është praktikisht një protokoll i bazuar në të njëjtat parime të organizimit të çdo ngjarje, qoftë në kushte të jashtme apo të brendshme”.
“Bazuar në atë protokoll, ne patëm një takim me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe u ngritën disa pyetje në të cilat u përgjigjëm. Kërkesa e fundit është të japim një formë paksa të ndryshuar dhe ne jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe gjithçka që do të finalizohet në dy-tre ditët e ardhshme”, tha Filipçe.
Comments are closed for this post.