Rezervat e parave të gatshme të FIFA-s janë rritur në nivele rekorde prej 2,74 miliardë dollarësh dhe të ardhurat u rritën në 6,4 miliardë dollarë.
Rezultatet e forta financiare të marra nga agjencia Associated Press, tregojnë se FIFA ka përballuar krizën më të thellë në historinë e saj, e cila shpërtheu në vitin 2015, kur CIA nisi hetimet për korrupsion dhe ndërkohë ishin arrestuar disa zyrtarë të lartë të shtëpisë botërore të futbollit.
Gjithashtu, presidenti i FIFA Sep Blater u zëvendësua nga Gianni Infantiono pas skandalit për mashtrime financiare.
Edhe pse i kritikuar nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), Infantino tani mund të tregojë se buxheti i FIFA-s është i shëndetshëm. Ai do të rizgjidhet në këtë post në qershor, pasi nuk ka polemika në zgjedhje.
Financimi ndërmjet 2015 dhe 2018 tejkalonte pritjet që FIFA paraqiti në Kongres në qershorin e kaluar. Është vlerësuar se rezervat e parave do të rriteshin në 1.65 miliard dollarë, por deri në fund të vitit të kaluar u rritën në 2.74 miliardë.
Rezervat e FIFA në fund të vitit 2014 ishin 1,52 miliard dollarë pasi fituan 5,71 miliardë dollarë pas Botërorit në Brazil. Të ardhurat rekord prej 6.4 miliardë dollarësh u arritën pavarësisht sponsorëve të shumta që nuk ishin në Rusi.
FIFA ka një sistem më të rreptë të kontrollit financiar, për të parandaluar skandalet e reja të korrupsionit, ku Infantino kushton më pak se paraardhësi i tij.
Ai fitoi 1.9 milion dollarë vitin e kaluar dhe një tjetër 550 mijë dollarësh në formë bonusi. Në vitin 2017, presidenti i FIFA fitoi 1.61 milion dollarë në formë shpërblimes.
Ndryshe, paga bazë e Blaterit ishte tre milion dollarë, por në vitin 2015 arriti në 11 milionë edhe në saje të bonuseve të kontraktuara për Kupën e Botës së vitit 2010 dhe 12 milionë sosh katër vjet më vonë.
Comments are closed for this post.