Festivali i këngës për fëmijë në gjuhën shqipe “Bilbilat e Korabit” 2024 mbajti edicionin e 14-të në sallën e koncertëve në Qendrën e Kulturës – Dibër.
Në këte edicion u prezantuan 24 kompozime të reja origjinale nga interpretues dhe autorë nga republika, përkatësisht nga Dibra, Kërçova, Ohëri, Kumanova, si dhe nga lugina e Preshevës, Kosova dhe Shqipëria.
Në vetë festivalin, drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski ndau disa mirënjohje për kryetarin të Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka, Mexhit Capa, drejtor i Banjat e Dibrës Capa – Dibër, Mevaip Abdiu drejtor i TV “Koha” dhe festivalin e fëmijëve “Bletezat nga Tetova, Metush Axhami, Producent organizativ në Televizionin e Maqedonisë – TVM2, si dhe të tjerë.
Të pranishmit i përshëndeti drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski, kompozitor i njohur nga Dibra, i cili e bëri edhe hapjen e edicionit të 14-të të festivalit.
Pas performancës së 24 kompozimeve të reja autoriale të shoqëruar nga kori i festivalit, Juria profesionale e festivalit “Bilbilat e Korabit” 2024 e përberë prej: Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, Mimoza Bulku nga Peshkopia dhe Nazim Kaba nga Dibra, vëndosi fituesit e çmimeve dhe atë:
Comments are closed for this post.