Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin ndaj Bullgarisë, duke i kërkuar asaj që të heqë veton kundër integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe të miratojë shpejt kuadrin negociues për anëtarësimin e Shkupit në BE-në, raportoi revista “Euractiv”.

Artikulli citon zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për “Radion Evropa e Lirë” të ketë thënë se një kompromis duhet të arrihet sa më shpejt në çështjen dypalëshe midis Sofjes dhe Shkupit, dhe se duhet të zhbllokohen eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut.

“Është e gabuar që Bullgaria të përdorë një mosmarrëveshje dypalëshe për të ndaluar aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Ata po e kthejnë këtë në një çështje shumëpalëshe që prek të gjithë ne”, tha Escobar.

Sipas tij, disa “zgjidhje të mira” janë dhënë për të zgjidhur çështjen dhe Uashingtoni do të vazhdojë t’i bëjë presion Sofjes për të gjetur një kompromis.
Escobar gjithashtu thotë se do të donte që bisedimet e pranimit me Maqedoninë së Veriut dhe Shqipërinë të fillonin këtë vit, duke shtuar se të dy vendet e meritojnë atë.

Në kontekstin e deklaratës së Escobar, thuhet se Uashingtoni mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një mënyrë për të parandaluar rritjen e ndikimit të Kinës dhe Rusisë në rajon.