Erjona Jonuzi, volejbollistja nga Tetova është e vetmja shqiptare në përfaqësuesen e Maqedonisë për volejboll. Në garat e fundit ndërkombëtare me përfaqësuesen ka fituar çmimin MVP në ndeshjen kundër Letonisë (Latvia🇱🇻). Ajo për këtë çmim për herë të parë u prenoncua në emisionin Pastel në TV21 ku edhe ishte e ftuar.

Erjona Jonuzi tha se e ëndërroja këtë çmim edhe pse nuk e dinte se a e priste që do ta fitonte që në këtë moshë apo jo. “E ëndërroja çdo herë, por të prisja nuk e di!? Mendova që ishim herët ende si kombëtare, më tepër e prisja me ekipin. Normale aty është pak më e lehtë, me ekipin të marrësh një çmim të atillë, por që e ëndërroja gjithmonë. Domethënë jam stërvitur vetëm që të ndodh një herë, të emërohem MVP edhe pse thash është shumë e vështirë sepse unë pozicionin e kam organizatore e lojës.

Gjithmonë kur kemi statistikën e lojës unë jam me pikë më pak se të tjerët. Sepse unë gjithë e organizoj, por ai që nuk e kupton volejbollin prej jashtë nuk e vlerson atë gjë, nuk e vlerson organizimin. Por që e ëndërroja dhe mu bë realitet edhe shpresoj që me punë do arri që përsëri ta fitoj.” Tha volejbollistja Erjona Jonuzi. Kujtojmë që Erjona është lojtare me ekipin e volejbollit për femra Rabotniçki në Shkup, me të cilin është shpallur 4 vite rradhazi kampione shtetërore.