Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, edhe një herë tregoi klasin e tij, kësaj radhe me Maqedoninë e Veriut.
Ai shënoi nga rreth 18 metra në këndin e poshtëm të djathtë të Armenisë.
Maqedonia është në epërsi me rezultat 3:0 ndaj Armenisë në Jerevan.
Bardhi e shënoi edhe golin e dytë, nga penalltia në minutën e 66-të.
Golat u shënuan nga Trajkovski (22′) e Bardhi (36′ e 66′-nga penalltia).
Visar Musliu, Ezgjan Alioski e Enis bardhi, startuan nga minuta e parë.
Pas xhiros së nëntë në Grupin J të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Maqedonia është në vend të dytë me 15 pikë dhe Armenia në të katërtin me 12 sosh.
Comments are closed for this post.