Pasi vendfalja më e shenjtë e muslimanëve, ajo në Mekë, u mbyll javën e kaluar për shkak të përhapjes në rritje të koronavirusit, një numër besimtarësh janë ende aty dukekryer ritet.

Kujtojmë se Arabia Saudite ka ndaluar shtetasit e huaj që të vijnë në Mekë për peligrinazh.

Por këtë masë më pas e vendosi dhe për shtetas vendas.

Por gjithsesi, vendi më i populluar në botë dhe më specifiku sa i përket adhurimit të Zotit, nuk ka mundur të boshatiset tërësisht.