Përbërësit:

500 gr kadaif
400 gr krem i ëmbël
100 ml qumësht
150 gr gjalpë i shkrirë
300 gr sheqer
200 ml ujë
një limon të shtrydhur

Përgatitja:

Në një ënë grijmë kadaifin, shtojmë gjalpin dhe i përzjejmë të dyja. Në tavën e furrës shtrojmë gjysmën e kadaifit. Në një enë përziejmë qumështin me kremin e ëmbël, dhe në tavë shtrojmë masën sipër kadaifit. Sipër kremit të ëmbël shtrojmë dhe pjesën e dyë të kadaifit. E pjekim në 170 gradë C për 30 minuta deri sa të skuqet. E nxjerim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Sherbetin ia hedhim në momëntin që e servirim.

Për sherbetin: ziejmë sheqerin dhe ujin me lëngun e limonit për 4 minuta nga moneti që merr vlim, dhe ia hedhim ëmbëlsirës të nxehtë.