Ekuadori e ka nisur me fitore në Kupën e Botës të këtij viti.

Ekuadorianët shënuan fitore ndaj nikoqirit të turneut, Katarit, në ndeshje hapëse.

Ndeshja e zhvilluar këtë të diel në stadiumin “Al Bayt” përfundoi me rezultatin 0:2.
Enner Valencia ishte futbollisti që ia siguroi fitoren ekipit të tij, pasi ishte autor i të dy golave.

Ai fillimisht shënoi në minutën e 16-të nga pika e penalltisë dhe më pas shënoi me kokë në minutën e 31-të.

Vlen të theksohet se kapiteni i Ekuadorit shënoi edhe në minutën e tretë, por goli iu anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Kështu, Ekuadori tani udhëheq në Grupin A me 3 pikë, kurse Katari renditet i fundit.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet nesër, mes Senegalit dhe Holandës.