Enti Shtetëror për Statistika informon se deri ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 1.510.301 qytetarë, 479.806 amvisëri dhe 670.988 banesa.

Sot është dita e 23 e regjistrimit, ndërkaq deri në fund të operacionit statistikor kanë mbetur edhe tre ditë.

Përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika. Lokacionet e pikave në fjalë mund t’i gjeni në këtë link.

Deri më 30 shtator, do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.