Për shekuj me radhë, njerëzit ngriheshin pas vakteve dhe bënin një shëtitje, shpesh në sheshin e qytetit për të parë fqinjët dhe për t’u shoqëruar me to. Ecja është aq shumë pjesë e stilit mesdhetar saqë është renditur si bazë e dietës së shëndetshme.

Kjo mund të jetë një nga arsyet pse studimet kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun për diabetin, kolesterolin e lartë, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe disa lloje kanceri, duke forcuar kockat, përmirësuar shëndetin e trurit, shmangur demencën dhe depresionin si dhe duke ndihmuar në humbje peshe.

Ecja dy deri në pesë minuta pas një vakti mund të bëjë shumë mirë, sipas një studimi të vitit 2022 në revistën Sports Medicine.

“Ecjet gjatë gjithë ditës pas ngrënies reduktuan glukozën mesatarisht me 9.51% në krahasim me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë”- tha një nga studiuesit.