Mbrëmjen e sotme në “Përputhen” ishte takimi i Anës dhe Eminit.

Ana arriti që të nxirrte një anë tjetër të Eminit, ku ky i fundit pranoi se u ndje shumë mirë në takim.

Megjithatë, i papritur ishte momenti kur Ana i tha Eminit:

“Jashtë xhirimeve, më the se ke ardhur këtu për mua”. Askush nuk e priste reagimin e Eminit i cili u ngrit dhe tha: “Nëse mendon se kam ardhur për show, unë largohem nga emisioni”.

Në momentin kur Emini doli jashtë studios, ishte Ana e cila i vajti nga pas dhe e ftoi të ulej pasi thjesht po provokonte.