Dua Lipa ka thënë se muzika iu bën mirë të gjithëve, por jo këngëtarëve dhe muzikantëve

Teksa fliste për revistën Billboard, këngëtarja ka thënë se për njerëzit e thjeshtë këngët janë si një terapi, por kjo nuk vlen për muzikantët.

“Është e dhimbshme dhe ironike që muzika ka një fuqi të tillë për të na bërë të lumtur, por muzikantët vuajnë në mënyrë nga çështjet e shëndetit mendor”, tha 24-vjeçarja.

Frika nga vetmia, dështimi dhe presioni nga rrjetet sociale janë pikat kyçe që sipas Duas, ndikojnë në gjendjen mendore dhe emocionale të këngëtarëve.

Këngëtarja me famë botërore i ka bërë apel industrisë së muzikës që t’i marrë seriozisht këto paralajmërime para se të jetë shumë vonë. Sipas studimeve, rreth 73% e muzikantëve të pavarur kanë probleme shëndetësore