Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, pas paralajmërimeve për valë të ngrohtë, e cila prej nesër do ta përfshijë vendin tonë, rekomandojnë të respektohen masat parandaluese dhe aktivitetet për mbrojtje nga zjarre pyjore dhe lloj tjetër të zjarreve në ambient të hapur.

Nga Drejtoria u apelojnë qytetarëve të mos hedhin cigare dhe bishta të cigareve, mbeturina nga qelqi dhe shishe nga qelqi, të mos ndezin zjarr në ambient të hapur dhe pyje, mbeturina dhe material tjetër djegës. Rregullisht ta kositet bari që është në pronësi të tyre, ndërsa nëse vërejnë zjarr, menjëherë ta njoftojnë Njësinë zjarrfikëse territoriale në numrin falas 193.