Vërtetimi se nuk keni qenë ndonjë herë të dënuar tani mund të merren edhe në mënyrë elektronike. Qytetarët mund ta bëjnë këtë duke shkuar në portalin uslugi.gov.mk, duke u kyçur me e-mailin që përdorin për DAP, për TVSH-ja IME, duke hapur llogari të re ose me certifikatë digjitale, pas çka do të mund të zgjedhin këtë shërbim. Dokumenti do të përgatitet më së voni brenda dy ditësh, ndërsa ndonjëherë brenda pak minutave. Këto dokumente mund të shtypen dhe do të kenë të njëjtën vlefshmëri edhe në formë elektronike.
“Me këto dy shërbime, përfundojmë një pako tjetër të rëndësishme shërbimesh që përdoren më shumë nga qytetarët në nivel personal. Dhe tani kombinimi i shërbimeve përfshin: Certifikatë lindjeje elektronike, certifikatë shtetësie, vërtetime për pronësi të pasurive të paluajtshme si fletëpronësi, vërtetim pronësie të automjeteve motorike dhe historiku i pronësisë së automjeteve motorike, dhe tani edhe vërtetimi se s’ke qenë i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë. Për qytetarët kjo do të thotë se nuk do të duhet të presin në radhë dhe të humbasin orë të tëra para arkivave dhe sporteleve të gjykatave. Nuk ka kosto shtesë të fshehura ose hapësirë për korrupsion. Çdo qytetar mund të kontrollojë statusin e kërkesës së tij në çdo kohë, dhe ne garantojmë mbrojtjen e dokumenteve me vulë digjitale dhe QR kod për verifikim të lehtë”, tha Stefan Andonovski, ministër për Transformim Digjital.
– Certifikatë elektronike nga libri amë i të lindurve,
– Certifikatë shtetësie,
– Vërtetime për pronësi të pasurive të paluajtshme si fletëpronësi,
– Vërtetim pronësie të automjeteve motorike dhe historiku i pronësisë së automjeteve motorike,
– Vërtetimi se s’ke qenë i dënuar nga gjykatat e shkallës së parë.
Comments are closed for this post.