Një denoncim i rëndë është publikuar ditën e sotme në media ku punonjësi i policisë, Berhan Bajrakurti ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, 15 vjeçare dhe i ka dërguar video duke i treguar organin e tij gjenital.
Denoncimi ka ardhur nga nëna e vajzës e cila tregon edhe tmerrin që ka përjetuar për ditë më radhë.
Nëna tregon se askush nuk ishte interesuar për të në komisariatet e Shkodrës edhe pse ajo kishte shkuar disa herë.
Më tej nëna vazhdon rrëfimin duke treguar një moment tmerrues kur ishte takuar me Berhan Bajrakurti në dyert e polciisë.
Ai e kishte kapur për krahu dhe më pas e kishte kërcënuar me jetën e saj dhe të familjes: “Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”.
Ndërkohë policia e Shkodrës ka njoftuar së ka vënë në pranga policin pervers që ngacmoi seksualisht vajzën e mitur.
Denoncimi i nënës:
“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.
Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës.
“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.
Comments are closed for this post.