Një denoncim i rëndë është publikuar ditën e sotme në media ku punonjësi i policisë, Berhan Bajrakurti ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, 15 vjeçare dhe i ka dërguar video duke i treguar organin e tij gjenital.

Denoncimi ka ardhur nga nëna e vajzës e cila tregon edhe tmerrin që ka përjetuar për ditë më radhë.

Nëna tregon se askush nuk ishte interesuar për të në komisariatet e Shkodrës edhe pse ajo kishte shkuar disa herë.

Më tej nëna vazhdon rrëfimin duke treguar një moment tmerrues kur ishte takuar me Berhan Bajrakurti në dyert e polciisë.

Ai e kishte kapur për krahu dhe më pas e kishte kërcënuar me jetën e saj dhe të familjes: “Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka njoftuar së ka vënë në pranga policin pervers që ngacmoi seksualisht vajzën e mitur.

Denoncimi i nënës:
“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.

Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës.

“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.