Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

“Janë aplikuar gjithsej 1.482.287 doza të vaksinës, ndërsa 703.878 qytetarë janë rivaksinuar.

Dje janë vaksinuar gjithsej 7.518 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.624 qytetarë. 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

31% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje shtojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja.