Dita e mërkurë (15 korrik) është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Maqedonisë

Maqedoni 08.07.2020 / 13:29

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se 15 korriku, e mërkurë, është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dita e pushimit vjen për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare, të cilat duhej të mbaheshin më 12 prill të këtij viti dhe u anuluan për shkak të coronavirusit.

Shpallja e 15 korrikut ditë pushimi është në pajtim me konludimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, pra më 14 korrik do të votojnë personat e sëmurë kronikë, të dobëtit dhe personat e sëmurë ndërsa një ditë më herët do të votojnë personat që janë të infektuar me coronavirus dhe personat të cilët ndodhen në vetizolim.




Comments are closed for this post.

Të fundit