Është e pamundur që plazhet përgjatë Liqenit të Ohrit të funksionojnë si plazhe në distancë, reagojnë koncesionarët aktualë. Nëse kjo masë vlen për objektet hotelierike, kjo sigurisht i përfshin edhe këta. Ljupço Neçkoski, koncesionar, thotë se plazhi në distancë është praktikisht e pamundur, sepse sipas rregullave të funksionimit, 40% e plazheve duhet të jenë të lira për mysafirët, ndërsa në 60% e mbetur koncesioneri mund të ketë shazllone.

Plazh në distancë është e pamundur. Teorikisht mbase po, por praktikisht jo. Nëse në restorante mund të pranoni një numër të caktuar të mysafirëve dhe ta mbyllni derën, në plazhe kjo logjikisht është e pamundur. Prandaj dikush duhet të ulet dhe të mendojë për atë me kohë. Njerëzit që punojnë me plazhe të ftohen dhe t’i japin sugjerimet e tyre, të marrin edhe përgjegjësitë e tyre. Kjo situatë do të kërkojë shumë staf, ndërsa turizmi me maska dhe kostum mbrojtës është e vështirë- deklaroi Lupço Neçkoski – koncesioner plazhi në Ohër.

Kryetari i Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski thotë se çështjen se si do të funksionojnë plazhet këtë verë do të duhet të zgjidhet nga Qeveria.

Sa i përket funksionimit të distancës dhe rregullave se si do të organizohej e gjithë kjo, do të duhet të prononcohet Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe Qeveria me dekret ta organizojë funksionimin e plazheve. Mendimi im është se në hapësirë të hapur mund të organizojë një lloj distance shoqërore. Është më lehtë se në hapësirë të mbyllur. Problemi është se një pjesë e mirë e atyre plazheve funksionojnë si kafene gjatë ditës ndërsa gjatë natës si klube nate dhe pjesa tjetër e tyre e të bërë biznes është problematike- pohoi Konstantin Gjeorgjieski, Kryetar i Ohrit

Disa koncesionerëve në Strugë dhe Ohër kontratat u kanë skaduar në vitin 2014, ndërsa disave në vitin 2016 dhe 2017.

Unë mendoj se kjo çështje duhet të rregullohet në nivel qeveritar me dekret dhe në kohën e duhur. T’u vazhdohen koncesionet pronarëve, t’i rregullojnë plazhet dhe në të njëjtën kohë të ketë udhëzime shtesë se si të funksionojnë plazhet- tha Lupco Neçkoski – koncesioner plazhi në Ohër

Në të gjithë bregun e liqenit të Ohrit dhe Strugës ka dyzet plazhe që menaxhohen dhe ku ka shazllone.