Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Majk Pompeo është konfirmim i rëndësisë që SHBA-ja ia jep suksesit tonë dhe paralajmërim i aleancës së ardhshme. Tetëmbëdhjetë vite nga vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Kolin Pauel, i cili ka ardhur në një kohë krize, tani sekretari Pomepo vjen në kohën e shpresës dhe shanseve, deklaroi shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, para arritjes së sekretarit shtetëror Majk Pompeo në aeroportin e Ohrit.
“Me SHBA-në kemi deklaratë për partneritet strategjik që u nënshkrua pas mossuksesit të Samitit në Bukuresht në vitin 2008. Tani përfundimisht si vend-anëtar i 30-të i NATO-s do të jemi edhe formalisht aleatë me SHBA-në. Në këtë kuptim pas Romës dhe Podgoricës, ky është ndalimi i tretë në turit e tij evropian. Sinjali është se kjo është në mënyrë strategjike e rëndësishme për Uashingtonin dhe njëkohësisht duke pasur parasysh tajmingun e dhjetë ditëve para vendimit që të gjithë e presim nga BE-ja, përfundimisht të hyjmë në fazën e ardhshme, t’i fillojmë negociatat aderuese. Ky është mesazhi nga Amerika drejt BE-së se ky proces është shumë i rëndësishëm dhe është strategjik dhe duhet të ketë sukses. Në këtë kuptim unë jam i bindur se do të ketë sinjal dhe mesazh pozitiv se do të ketë sinjal dhe mesazh pozitiv drejt BE-së”, tha Dimitrov në deklaratën për RTVM-n.
Lidhur me atë nëse vendi ka shansë reale të bëhet anëtarja e 3-të e NATO-s në Samitin në dhjetor, Dimitrov tha se procesi shkon shumë shpejt dhe se anëtarësimi është i sigurt.
Dimitrov, për bisedimet për anëtarësim me BE-në thotë se shanset janë të mëdha dhe se është krijuar atmosferë se është koha që Evropa të pret, sepse në pyetje është kredibiliteti i Unionit.
Comments are closed for this post.