Në qendër të Shkupit në afërsi të hotelit “Holiday In” janë djegur tre kioskë.

Sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Arsyet e zjarrit akoma nuk dihen, ndërsa dëmi material do të konfirmohet.

Këtë mëngjes në vendin e ngjarjes janë parë njerëz, të cilët i kanë pastruar hapësirat ku shpërtheu zjarri.