Policia në kuadër të masave të përforcuara në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike – Kavadar për momentin po zhvillon aksion në rrethin e Shkupit, me çrastë në një depo në Butel janë gjetur dhe konfiskuar 12 paleta në të cilat ka mbi 1 tonë drogë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski.