Gjatë natës së kaluar janë djegur dy kontejnerë të ri që kanë qenë të vendosur në rrugën kryesore në Gjorçe Petrov.

Në të njëjtën periudhë, janë djegur edhe gjashtë kontejnerë plastik në lagjen Novo Lisiçe.

Ndërmarrja publike ‘Higjiena komunale’ – Shkup thotë se gjatë fundjavës së kaluar kishte incidente identike në lagjen Radishan ku u dogjën tre kontejnerë plastik dhe një kontejner special për mbledhjen e mbeturinave të qelqit.

Sipas drejtorit, Abdylsamed Shabai këto djegie të kontejnerëve krahas dëmit material shkaktojnë dëme gjatë mbledhjes dhe bartjes së mbeturinave komunale. Ai ju bëri apel të ndalohet me këtë vandalizëm.

Të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve janë denoncuar deri tek organet kompetente dhe do të ndërmerren masa për të dënuar shkaktuesit.