Deri në fund të javës s’do të mbetet asgjë nga nga sasia e gazit në tubacionet e dëmtuara të gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2.
Rrjedhjet nga këto tubacione u zbuluan të hënën pasi u raportuan shpërthime në disa lokacione në ujërat daneze dhe suedeze, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Bashkimi Evropian dhe NATO e konsiderojnë shkakun e këtyre incidenteve si sabotim.
Policia daneze ka nisur gjithashtu një hetim për rastin dhe po bashkëpunon me autoritetet policore në Suedi dhe Gjermani, tha shefi i policisë së Kopenhagës, Ann Tones në një konferencë për shtyp.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Energjisë, në tubacionet e gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2 kishte gjithsej 778 milionë metër kub gaz natyror, që korrespondon me 32 për qind të emetimeve vjetore të CO2 në Danimarkë.
Comments are closed for this post.