Në një seancë të Parlamentit serb ku pritet të zgjedhet Ivica Daçiq, ish-ministri i Jashtëm, kryeparlamentar, ka pasë një debat me deputetët shqiptarë që po kundërshtojnë një vendim të tillë.

Deputetët e listës “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” u përplasen me ata socialistët e partisë së Daçiqit, të cilët po thonë se ardhja e tij në postin e kryekuvendarit është një “simbol i demokracisë”.

Deputetët nga lista “Lugina e Bashkuar – SDA Sanxhak” kanë votuar kundër zgjedhjes së Ivica Daçiqit si kryetar i Kuvendit të Serbisë, tha deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

Në seancën e sotme Kamberi shpjegoi se Daçiqi nuk punoi në zbulimin e varreve masive me shqiptarët e Kosovës.

Kamberi tha se Daçiqi “shpesh shprehte urrejtje ndaj anëtarëve të pakicave” dhe se në daljet e tij publike ai “bëri thirrje për të mbuluar dhe mohuar krimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës”.

Siç shtoi Kamberi, Daçiqi i përket “elitës politike që shkaktoi luftëra të përgjakshme në ish-RSFJ, e cila reflektoi në pozicionin e pakicave kombëtare në Serbi, që ai tha se ishte e pafavorshme”, raporton “Tanjug”.

Kamberi u shqetësua nga fakti se Daçiqi do të jetë kryetari i Parlamentit serb.

Ai gjithashtu iu referua fushatës së Daçiqit si shefi i diplomacisë në tërheqjen e njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

Lojtës Videosh