Tre javë përpara fundit, Superliga e Turqisë ka ndryshuar lider.

Galatasaray e ka fituar derbin ndaj Besiktas dhe e ka rrëmbyer pozitën e parë, që mbahej nga fillimi i kampionatit nga Basaksehir.

Galata shënoi fitore me rezultat 2-0, me golat e Onyekuru (44’) dhe Fernando (55’), që mjaftuan për ta marrë primatin në Superligën turke.

Ekipi i Fatih Terim tashmë ka pikë të barabarta me Basaksehir, 63 sosh, por gjendet në vendin e parë për shkak të avantazhit me ndeshjet direkte.

Besiktas ndërkohë mbetet në vendin e tretë me 59 pikë, derisa pas dy javëve Galatasaray dhe Basaksehir ndeshen mes vete.