Mëngjesin e sotëm vijon kërkimi për të shpëtuar personat e mbetur nën rrënoja në Thumanë. Një nga familjarët e personave nën rrënoja, Sule Cara ka zbuluar detajet se sa persona gjenden nën rrënojat në një nga pallatet e shembura në thumanë.
“Një fatkeqësi natyrore që na ka shkulur shpirtin. Tani që po flasim kemi nën rrënoja edhe katër pjesëtarë të familjes Cara. Po na torturon jashtë mase. Kemi Albert Carën, po kërkon fëmijët. Është në spitalin ushtarak. Në dijeninë tonë ai ka humbur gjithë familjen. Kam në katin e parë kam nusen xhaxhait Anthi Cara me vajzën e vajzës Sada, ndërsa në katin e dytë mendohet se kam djalin e xhaxhit, por nuk e di nëse është Almiri apo Hasani. Sepse ne në morgun e Tiranës kemi nisur çunin e xhaxhait për të marrë informacion sepse ne kemi patur shumë humbje, kemi patur 7 humbje njerëzore dhe kanë qenë të shpërndarë në morgun e Lezhës e në morgun e Tiranës. Por aq sa di unë, kemi nën rrënoja katër pjesëtarë të familjes Cara.
Jemi në akth, po torturohem. Por tani çfarë të bëjmë. Vetëm qëndresë dhe asgjë tjetër përveç kësaj. Kemi një merak për albertin që është kryefamiljari. Ai po kërkon fëmijët. Po bëjnë përpjekje dhe akoma nuk di gjë sepse alberti është në spitalin ushtarak.
Në dijeninë tonë ka përmirësime sepse ai po flet, kërkon fëmijët dhe i lutemi Zotit që ai të jetë mirë. Ai ka humbur gjithë familjen.
I vetmi i mbijetuar është ai dhe vajza e xhaxhait që forcat greke me thënë të drejtën kanë bërë të mundur shpëtimin e Lindita Carës. Është mirë nga ana shëndetësore por me një ngarkesë psikologjikë të jashtëzakonshme, sepse ka vajzën e saj Sadën 18-vjeçe.(përlotet). Më fal.
Xhaxhai ka 50 vite që ka banuar në katin e parë, ku tani ka bashkëshorten dhe mbesën e vogël.
Ndërsa djali i xhaxhait Alberti ka patur katin e pestë ku ka qenë me 6 familjarë. Ka qenë vet i pesti, por ka patur edhe të fejuarën e djalit që ka ardhur nga Korça, edhe ajo është viktimë e kësaj tragjedie njerëzore dhe mendohet se është akoma nën rrënoja.
Shpresa vdes e fundit. Unë gjithmonë kam kërkuar ‘ të lutemi te i madhi Zot, të shpëtojë aq sa të shpëtojë’. Do bëjmë përpjekjen maksimale. Kjo na ka mbetur. Po gjej rastin të shpreh ngushëllimet edhe për familjet e tjera. Na kanë dhënë një ndihmë të paimagjinueshme në një zonë të varfër siç është thumana në një solidaritet njerëzor të paparë. Luten ata, lutemi ne. Shpresojmë të kemi të gjallë aty. Jetojmë me shpresa të mëdhaja.”- tha zoti Cara në një prononcim për Fax News.
“Hashtag.al” ka mësuar se një prej djemve i cili dyshohet të jetë ende nën rrënoja ose në spital (ende e pakonfirmuar), Hasan Cara, sot do të kishte mbushur 18-vjeç. ai ishte maturant në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë-Krujë.
Anëtarët e familjes Cara
-Hasan Cara
-Almir Alber Cara
-Fatmira Qazim Cara
-Erisa Cara
-Albert Cara është shpëtuar i gjallë dhe ndodhet tek Trauma
-Anthi Cara bashkëshortja e Albertit
-Stela Cara ka dalë e vdekur
-Sadaja Hysa mbesa
-Lindita Cara
Comments are closed for this post.