Maqedonia dhe Polonia kanë potencial të madh për zhvillimin e tregtisë, theksoi zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, takimin e sotëm me delegacionin parlamentar të Polonisë, kryesuar nga Riçard Terlecki, zëvendëskryetar i Sejmit (Parlamentit) polak.
Bytyqi, siç theksojnë nga Kabineti i tij, potencoi se megjithëse Polonia është vazhdimisht e përfshirë në 10-15 partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, kjo nuk e pasqyron plotësisht potencialin ekonomik që e kemi si vende.
Zëvendëskryetari i Parlamentit polak, Riçard Terlecki, shprehu falënderim për pritjen dhe shtoi se kjo vizitë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve mike.
Terlecki theksoi se Maqedoninë tashmë e sheh si anëtare të BE-së dhe shpreson në një përfundim të shpejtë të procesit tonë integrues.
Në takim, zëvendëskryetari i Parlamentit polak shoqërohej nga Anita Çervinjska, kryetare e Grupit Parlamentar Poloni -Republika e Maqedonisë, Vlogjimjezh Bernacki, sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jacek Osuh, Ana Kvjeqenj dhe Boguslav Sonik, anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim Poloni – Republika e Maqedonisë, Natalja Jaskjeviç, zëvendësdrejtoreshë e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Parlamentit, Klaudja Falkjeviç, Byroja për Çështje Ndërkombëtare dhe Kshishtof Gzhelçik, Ambasador i Polonisë në Maqedoninë.
Comments are closed for this post.