Sot, në ora 10:00 në hapësirat e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë takim me delegacionin e Agjencisë kryesuar nga Kryetari, Zoran Trajçevsk informon Tetova sot

Takimi është pjesë e vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani në institucione përgjegjëse për implementimin e zgjedhjeve, me qëllim – realizim të obligimeve për zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.

Me fillim në ora 10:50, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Kryetari Trajçevski do të kenë deklarata të përbashkëta për media.