Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Qeverisë i angazhuar për Çështjet Evropiane ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së RMV, amenduam propozim buxhetin për 2020 i cili përveç rritjen e rrogave të mjekve, motrave medicinale, mësimdhënësve dhe rritjen e pensioneve shtohen edhe mjete për:
– Teatrin shqiptar në Shkup;
– Teatrin në Tetovë;
– Rikonstruimin e pendës së lumit Shkumbin në Shipkovicë;
– Universitetin “ Nëna Terezë” në Shkup
– Agjencinë e gjuhës;
– Inspektoratin e gjuhës
– Spitalin në Kërçovë etj.

Qeveria sot në kuadër të seancës së rregullt të 164 konfirmoi propozim -buxhetin e Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2020, si dhe propozim ligjin për përmbarimin e Buxhetit për vitin 2020.

Në rend dite të seancës, janë shumë pika nga programi për punë dhe në interes të qytetarëve.