Të Martën , me fillim në ora 10:00 në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, delegacioni i Sekretariatit për Çështje Evropiane kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë takim me delegacionin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kryesuar nga Kryetari, Oliver Derkoski informon Tetova sot.

Takimi paraqet sesionin e parë të vizitave institucionale të Zëvendëskryeministrit Osmani në institucione përgjegjës për implementimin e zgjedhjeve, me qëllim – realizim të obligimeve për zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive si pjesë e agjendës evropiane të vendit.

Sipas agjendës, parashihet që me fillim në ora 11:00, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Kryetari Derkoski do të kenë deklarata të përbashkëta për media.