Pak ditë më parë në emisionin “Shqipëria Live”, Elvira dhe Elez Dungaj, treguan se si kanë rritur një fëmijë që 3-ditësh e deri tani, që ua la në shtëpi një vajzë e re 18-vjeçe.

Nëna biologjike e djalit është Esmeralda Kamena, e cila sot tregoi jetën e saj të vështirë dhe arsyet se pse e la të birin te familja rome.

“Kam qenë 18 vjeçe. Dy muaj para se të vija në Shqipëri mora vesh se isha shtatzënë. Në Greqi jetoja me një djalë, i cili më nxori jashtë pasi mori vesh se isha shtatzënë. Kam pas punuar në një diskotekë në Greqi dhe aty më kanë përdhunuar 5 vetë.

E kam lindur në Shkodër djalin pasi po kërkoja një shtëpi, se kisha gjetur një punë. Linda djalin dhe nuk kisha ku të qëndroja. Ika sërish te halla ime. Dy ditë e mbajtën e më thanë që të shkoj të punoj se çfarë do hajë djali.

Shkova për të punuar dhe më pas më thanë hajde te shinat e trenit dhe aty e gjeta hallën me djalin

Burri i gocës time nuk do k*rva në shtëpi. E mora çunin dhe nuk dija ku të shkoja. Ishte shumë ftohtë, kisha frikë se çuni do më vdiste nga i ftohti. Mora në telefon një shok që i thashë se doja të më ndihmonte. Më dërgoi te Elvira, e cila ishte shumë e dashur dhe e respektuar. Më mori brenda, lau djalin dhe i bëri të gjitha sikur të ishte nënë. Ajo kishte dy vajza dhe donte shumë një djalë. Pasi e lashë i urova vetes vdekjen, nuk kisha djalin. Nuk kisha asnjë, as mamanë, as baba, as motër e vëlla. E kam puthur, i kam bërë një fotografi dhe e kam akoma atë fotografi”, tha ajo.