Zbulohet data, ja kur del episoda e parë e sezonës së tetë të Game of Thrones.

Prilli është afruar!

HBO ka lajmëruar se episoda e parë e sezonës së tetë dhe të fundit të serialit shumë të shikuar, Game of Thrones, do të dalë më 14 prill.

Ata poashtu kanë publikuar edhe një video të shkurtër ku shihen personazhet kryesore në Winterfell, teksa po presin të përballen me armiqtë e tyre më të rrezikshëm.

Fansat mezi po e presin fillimin e kësaj sezone të shumëpritur, kurse ata tashmë kanë filluar me teoritë e tyre se çfarë mund të ndodhë.